Lajmet e fundit

Babai i një djali 3-vjeçar është burgosur dhe akuzuar me rrezikimin e fëmijëve, pasi djali i tij 6-vjeçar ka qëlluar aksidentalisht dhe ka vrarë vëllanë e tij më të vogël, tha policia Chicago.
Djemtë ishin duke luajtur "policët dhe grabitës" kur arma doli jashtë kontrollit, sipas autoriteteve. Kjo ndodhi derisa babai i tyre, Michael Santiago, 25, ishte në punë, nëna e tyre ka qenë në dyqan dhe gjyshi i djemve duke u kujdesur për ata.
Policia e Chicagos kanë thënë se 6 vjeçari gjeti një armë të mbushur të babait të tij, e cila ishte e fshehur në kuzhinë, transmeton Klan Kosova.
“Michale Santiago u arrestua dhe u akuzua pasi që ai me vetëdije ka ruajtur një armë zjarri në krye të një frigoriferi, derisa në shtëpi ka fëmijë të mitur”, tha policia.
Gjyshi LaSalle i cili jetonte mbi katin e familjes, i dërgoi djemtë në katin e poshtëm për të marrë diçka për të pastruar, sipas CNN Filian WLS.
“Kam dëgjuar një zhurmë, sikur dikush kishte shtënë, kështu që unë e hapa derën dhe e pashë se njëri nga djemtë po vraponte shkallëve duke thënë se dikush qëlloi vëllain e tij”, tha LaSalle.
Viktima 3 vjeçar ishte dërguar në një spital amerikan nga një anëtar i familjes së tij dhe më pas u transferua në spitalin Mt.Sinai, ku ai vdiq.
“Ju e dini si janë fëmijët, ata marin çdo gjë që gjejnë”, tha ai. “Nuk është një vend i sigurt ku ju mund ta vendosni armën që mund të arrihet, kur ju keni fëmijë në shtëpi”.
Hetuesit thonë se babai i fëmijëve ishte një ish-anëtar i bandës që ilegalisht e ka blerë armën për mbrojtje, pasi ka dëshmuar kundër një tjetër anëtari të bandës në një gjyq për vrasje.