Lajmet e fundit

Fëmija nuk do të jetë pengesë për dashurinë e përvëluar në mes të Chris Brown dhe Karrueche Tran, pasi siç raportohet ata janë sërish bashkë.
Chris ka mbërritur në klubin Playhouse të enjten mbrëma me një veturë luksoze Lamborgini, ndërsa Karrueche erdhi aty pak minuta më vonë.
Pas mbarimit të mbrëmjes, ata dolën së bashku nga lokali dhe u larguan me veturën e njejtë të tipit SUV, duke e lënë Lambon prapa.
Kujtojmë se modelja pat deklaruar se ajo i ka dhënë fund përfundimisht lidhjes me këngëtarin, kur u zbulua ekzistenca e vajzës së tij Royalty.