Lajmet e fundit

Këngëtarja kosovare, Dua Lipa që është larguar në moshën 15 vjeçare për të jetuar në Londër me familjen sapo ka lansuar këngën e saj më të re “New Love”.
Kënga është prodhuar nga Lana Del Ray dhe Emile Hayne dhe Andrew Wyatt nga FKA Tëigs.
"'New Love' mund të tingëllojë si një përrallë klasike e dashurisë së njëanshme" ka thënë Dua Lipa për The Fader, transmeton Klan Kosova.
"Një budalla që vazhdon të thyejë zemrën duke e njohur që është duke luftuar një lojë të humbur" tha ajo.
"Por në atë kohë që isha duke shkruar këtë këngë, ishte koha për të gjetur vendin tim në një industri që shpesh duket se as nuk të don dhe as nuk ka nevojë për ju. Kjo është një këngë që flet për përballjen me frikën e humbjes së të vetmes gjë që ka rëndësi për ju " ka përfunduar Lipa.
Dua Lipa që tashmë është 19 vjeçare është e bija e rock këngëtarit që ështëpjesë e grupit “Oda”.