Lajmet e fundit

Policia në Gjilan ka arrestuar një mashkull dhe një femër, të dy të mitur pasiqë të njëjtit pas një mosmarrëveshjeje kanë sulmuar me thikë një bashkëmoshatare të tyre.
Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë, viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, transmeton Klan Kosova.