Duel gjigantësh në Bundesliga. Liderët e Bayern Munich udhëtojnë në një prej stadiumeve ku janë befasuar historikisht për t’u përballur me Frankfurtin e pozitës së tretë në tabelë.
Ky super duel nga Bundesliga transmetohet LIVE dhe EKSKLUZIVISHT të shtunën, me fillim nga ora 15:30, në Art Sport 1.
15:30 FRANKFURT - BAYERN ART SPORT 1
Nëntë sfidat e fundit mes këtyre dy skuadrave kanë dhuruar spektakël dhe mbi tre gola secila - gjashtë prej tyre i ka fituar Bayerni, ndërsa në tre raste ka triumfuar Frankfurt.
Pas 21 xhirove të para në Bundesligë, Bayerni mban pozitën e parë në tabelë me 49 pikë të arritura nga 15 fitore, 4 barazime dhe vetëm 2 disfata. Nga ana tjetër, Frankfurti ka arritur 10 fitore, 9 barazime dhe 2 herë është mposhtur për të arritur totalisht 39 pikë.
Hansi Flick do të ketë shtatë mungesa në këtë përballje nga të cilët më së shumti do të ndihen ato të Costa, Gnabry, Muller dhe Tolisso.
Adolf Hutter do të ketë në dispozicion organikën e plotë, përveç Djibril Sow të pezulluar.
Frankfurt, 11-shja e mundshme startuese:
Trapp - N'dicka, Hinteregger, Tuta - Hasebe, Rode, Kostic, Toure - Younes, Kamada, Silva
Bayern, 11-shja e mundshme startuese:
Neuer - Sule, Boateng, Hernandez, Davies, Alaba, Kimich, Goretzka - Sane, Coman, Lewandowski
Sfidë mes dy skuadrave me synime të ndryshme. Borussia Monchengladbach që po kërkon të futet sërish në luftë për kompeticionet evropiane do të presë në shtëpi skuadrën e parafundit në tabelë, Mainz 05.
Ky duel transmetohet LIVE dhe EKSKLUZIVISHT këtë të shtunë, me fillim nga ora 15:30, në Art Sport 2.
15:30 M'GLADBACH – MAINZ ART SPORT 2
Monchengladbach kanë qenë shumë më të mirë viteve të fundit në takimet e ndërsjella dhe në nëntë duelet e fundit kundër Mainz kanë arritur shtatë fitore, krahas dy barazimeve dhe vetëm një suksesi të skuadrës kundërshtare.
Pas 21 xhirove të para në Bundesligë, Monchengladbach mban pozitën e shtatë në tabelë me 33 pikë të grumbulluara. Ata kanë 8 fitore, 9 barazime dhe 4 humbje.
Nga ana tjetër, Mainz 05 janë në pozitën e 17-të me vetëm 14 pikë të arkëtuara gjithsej. Ata kanë arritur 3 fitore, 5 barazime dhe plot 13 humbje.
Marco Rose pritet t'i ketë tri mungesa të rëndësishme, pasi Thuram dhe Zakaria nuk janë ende gati për t’u rikthyer në fushë dhe Doucoure që është i lënduar.
Punët mirë me lëndime nuk i kanë aspak mirë as Mainz të cilët nuk do të mund të llogarisin në dy prej lojtarëve kryesorë, Robin Quaison dhe Edimilson Fernandes.
Monchengladbach, 11-shja e mundshme startuese:
Sommer - Lainer, Ginter, Elvedi, Bensabiani - Neuhaus, Kramer, Lazaro, Stindl, Hofmann - Plea
Mainz, 11-shja e mundshme startuese:
Zentner - St.Juste, Bell, Niakhate - Mwene, Kohr, Barreiro, Da Costa, Latza - Szalai, Onisiwo
Xhiro e 22-të sjell super derbin e Ruhrit në Bundesliga. Schalke në krizë rezultatesh, por me mendjen tek rikthimi dhe mbijetesa do të presë në "Ventilis Arena" rivalët e përjetshëm të Dortmund në një nga ato takime që konsiderohen si klasike të futbollit gjerman.
Ky duel shumë interesant dhe emocionues transmetohet të shtunën, me fillim nga ora 18:30, LIVE dhe EKSKLUZIVISHT në Art Sport 1.
18:30 SCHALKE 04 - DORTMUND ART SPORT 1
Takimet e viteve të fundit mes këtyre dy klubeve që kanë rivalitet të fortë me njëra-tjetrën kanë qenë shumë të ngushta dhe interesante. Në 10 ndeshjet e fundit të ndërsjella, 3 fitore kanë Dortmund ndërsa 2 Schalke, teksa plot 5 janë barazimet.
Të dy skuadrat nuk i kanë përmbushur pritshmëritë deri në këtë fazë të sezonit dhe po e gjejnë veten shumë larg objektivave.
Dortmund në 21 takimet e para ka grumbulluar vetëm 33 pikë dhe ndodhet gjashtë pikë larg zonës që dërgon në Ligën e Kampionëve, ndërsa Schalke në anën tjetër në numër të njëjtë takimesh ka grumbullar vetëm nëntë pikë dhe mban pozitën e fundit në tabelë.
Christian Gross do të ketë shtatë mungesa në organikën e tij, me më të rëndësishmit që janë Sane, Pacienca dhe Uth, ndërsa për Dortmundin e Edin Terzic mungojnë sigurt Witsel dhe Schmelzer e në dyshim janë edhe Hazard, Piszczek dhe Zagadou.
Schalke, 11-shja e mundshme startuese:
Fahrman - Becker, Mustafi, Nastasic, Kolasinac - Bentaleb, Stambouli, Serdar - William, Harit, Hoppe
Dortmund, 11-shja e mundshme startuese:
Burki - Guerreiro, Hummels, Akanji, Meunier - Bellingham, Delaney, Reyna, Sancho, Reus - Haaland
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.