Lajmet e fundit

Një llogari e rreme në emër të Klan Kosova, është hapur në TikTok. E njëjta llogari, ka shpërndarë një fotografi të deputetes Adriana Matoshi, mbi të cilën është shkruar: “Vdek Adriana Matoshi”.
Lidhur me këtë, ka reaguar vetë aktorja e cila ndau me ndjekësit e saj këtë faqe të rreme.
“Ka shumë njerëz që ma duan vdekjen, por para Zotit s’po mundeni kurqysh me dalë. Çka me bo që ai po don unë me jetu fuqishëm”, ka shkruar Matoshi.