Lajmet e fundit

Forcat RENEA kanë rrethuar autorin e vrasjes së ndodhur në mëngjes në fshatin Lybesh.
Fatmir Bregu është lokalizuar në Fush Peshtan. Policia bën me dije se po negociohet për dorëzimin e tij.
Grupi negociator i RENEA -s është lidhur me të me telefon, por ai nuk pranon të dorëzohet dhe ka kërcënuar se do të vrasë veten. Autori po mbahet nën rrethim.
Ai vrau bashkëfshatarin e tij pas një sherri për ujin që përdoret për vaditje./Lapsi.al