Lajmet e fundit

Është arrestuar një burrë nga Malisheva, pasi kishte ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj gruas së tij.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, përcjell Klankosova.tv.
“Më 18.08.2021 është arrestuar i dyshuari kosovar për arsye se kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.