Është arrestuar një person në Fushë Kosovë, pasi i njëjti ka rrahur dhe kanosur gruan e tij.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje, përcjell Klankosova.tv.
"Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka kanosur dhe ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje", thuhet në raportin e policisë.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.