Lajmet e fundit

Anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme kanë pritur sot në takim përfaqësuesit e Institutit Demokratik të Kosovës për të biseduar lidhur me jetësimin e projektit të këtij instituti për jetësimin e projektit për rritjen e transparencës së dialogut Kosovë-Serbi.
Kryetari i këtij komisioni, Elmi Reçica, i cili e ka drejtuar takimin, projektin e KDI-së e ka vlerësuar shumë të rëndësishëm për transparencën e dialogut me Serbinë , si dhe për vendimmarrjen dhe llogaridhënien institucionale në kuadër të këtij procesi.
Ndërkaq, përfaqësuesit e KDI-së kanë sqaruar se në funksion të transparencës së procesit të dialogut do të organizojnë tryeza pune me deputetë dhe ekspertë, vizita në terren, si dhe anketime të qytetarëve, për të parë konceptimet e tyre për këtë proces. Madje kanë pohuar se do të angazhojnë edhe ekspertizë të jashtme për çështje të caktuara profesionale për marrëveshjet e arritura dhe për mbarëvajtjen e dialogut, transmeton Klan Kosova.