Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Selanik mëngjesin e sotëm, ku dyshohet se një 46-vjeçar shqiptar vrau gruan e tij 60 vjeçe, e cila ishte me origjinë rome, si dhe plagosi djalin e tyre.
Sipas Top Channel, ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një debati mes çiftit në shtëpinë e tyre, transmeton Klankosova.tv.
Mediat greke raportojnë se i dyshuari pas tensioneve ka marr një thikë dhe ka vrarë gruan e tij, ndërsa djali u plagos teksa ishte duke i ndarë babanë dhe nënën.
Dorasi është arrestuar nga policia e stacionit të Thermaikos të cilët kanë shkuar në vendngjarje pas njoftimit.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.