Një incident i rëndë ka ndodhur në Mitrovicë të mërkurën rreth orës 15:40, ku një grua e ka sulmuar me thikë një burrë.
Sipas raportit të policisë, viktima është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor, transmeton Klankosova.tv.
Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në Klinikën e Psikiatrisë për trajtim të mëtejshëm.
“Mitrovicë jugu. 29.04.2026-15:40. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta dyshohet se ka therë me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në Klinikën e Psikiatrisë”./Klankosova.tv
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.