Një rast i rëndë është shënuar pasditen e së shtunës në Fushë Kosovë, ku një person dyshohet se ka vdekur pas ngufatjes nga ushqimi.
Sipas policisë, viktima ishte dërguar në QKUK pasi dyshohet se gjatë ngrënies së ushqimit i kishte ngecur një copë në fyt, duke i shkaktuar vështirësi në frymëmarrje, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkohë, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e të njëjtit.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion.●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.