Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në qytetin e Korçës.
Një banesë në lagjen numër 13 ka marrë flakë dhe si pasojë e tymit, një 70-vjeçare ka ndërruar jetë.
E moshuara jetonte e vetme. Zjarrfikësit dhe policia ndodhen në vendngjarje.
“Më datë 15.01.2026, rreth orës 09.10, në lagjen nr. 13, Korçë, ka rënë zjarr në banesën e shtetases Fluturie Potka, rreth 73 vjeçe, e cila si pasojë e asfiksisë, ka ndërruar jetë. Shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit dhe për të bërë dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia, shkruan Tv Klan, transmeton Klankosova.tv.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.