Lajmet e fundit

Kur më 9 shkurt në kryeqytet shpalli fitoren e zgjedhjeve për një gjë ishte i sigurt.
Për ata që Albin Kurti i shihte sa gjysma e partisë së tij, nuk nguronte t`u jipte edhe epitete.
E dy ditë pa mbushur 2 muaj nga ky deklarim, kryetari i Vetëvendosjes i çoi letër shefit të Lidhjes Demokratike, duke e ftuar në takim konsultativ për krijimin e institucioneve të reja.
Veç ofendimeve për Lumir Abdixhikun, duket se kryeministri në detyrë ka harruar edhe ankesat e akuzat për dallavere të votave me postë nga LDK-ja, për çka u ankua deri në Supreme.
Një termin për të mërkurën e dy tjerë për të enjten ia la opsion Kurti Abdixhikut, veçse vendimi I këtij të fundit të hënën su bë i ditur, derisa nënkryetari Lufti Haziri, nuk e ka si ftesë me serioze.
Ndërkohë, shkuarja eventuale në tavolinën e bisedimeve për subjektin 35 vjeçar, nga profesoresha Aferdita Maliqi, po shihet si anti-principiele.
Bile subjekti që doli i 3-ti në votime, sipas saj, Kurtit i mbeti dera e fundit për koalicion.
Si djallëzore, këtë ftesë po e cilëson edhe shoqëria civile.
Një përafrim paszgjedhor kishte pasur Albin Kurti me LDK-në edhe më 2019, kur zhvillonte takime me ish-kryetarin Isa Mustafa të cilit i referohej si profesor, anise në të kaluarën e akuzonte për veprime politike dhe e quante argat i Serbisë.