Lajmet e fundit

Situata e vështirë ekonomike, një numër problemesh të tjera, si dhe streset e ditës na bëjnë që ne të harrojmë se ekziston brenda nesh fuqia që mund të ndihmojë trupin dhe shpirtin.
Qeshja është i vetmi medikament për të cilin nuk duhet të paguash asgjë dhe e cila shëron të gjitha sëmundjet.
Dëshmia e kësaj ekziston edhe në mjekësi, e qeshura përshpejton punën e diafragmës dhe kështu nxitë sekrecionet e hormonit të lumturisë, zvogëlon dhimbjen dhe relakson trupin. Megjithatë, që kjo të jetë e dobishme, e qeshura duhet të jetë e sinqertë dhe e përditshme.
E qeshura është një proces e cila është e lidhur me ndjenjat e këndshme që kanë një efekt pozitiv në trup, në kundërshtim me gjendjen e stresit.
Pra e qeshura forcon sistemin imunitar duke e ulur hormonin e stresit. Përveç kësaj, ajo rrit kapacitetin e mushkërive dhe furnizimin e pasur të gjakut me oksigjen./10minuta.com