Lajmet e fundit

Paralajmërimi se Kryesia e Kuvendit do mblidhej pasditen e së mërkurës, bëri që të bashkohet edhe opozita.
Në sheshin Skënderbeu, zbriti Ramush Haradinaj i AAK-së dhe Fatmir Limaj i Nismës duke iu bashkuar protestuesve që po qëndronin në tendat e ngritura një ditë me parë.
Lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, nuk ishte aty, e mungesën e tij e arsyetoj kolegu i tij nga Aleanca.
Sipas Haradinajt, ekzistojnë indikacione për, siç tha ai kontrabandimin e një seance në orët e vona të ditës, në të cilën do të votohej për president të ri të Kosovës.
Ai me këtë rast pati një kërkesë për partitë në pushtet bile tha se me këtë veprim të koalicionit qeverisës, gjërat do të përkeqësohen.
E Limaj tha se çdo veprim për zgjedhjen e të parit të shtetit nga ky parlament është jo legjitim.
Ymeri dhe kolegët e tij kanë thënë se edhe të premten kur pritet votimi i dy kandidatëve tashmë zyrtar për president të vendit, Hashim Thaçi dhe Rafet Rama, të dy nga PDK-ja, nuk do të rrinë duarkryq.
Ata thanë se kundërshtimi do të vazhdoj siç ka ndodhur deri me tani, duke mos përjashtuar edhe shtimin e veprimeve për ta penguar një proces të tillë.
Kronikë nga Kosovë Gjoci.