Një emigrant shqiptar ka humbur jetën pasi është përplasur nga treni në Itali. Ngjarja ka ndodhur në Milano, në shinat e trenit mes rrugës Imbonati dhe Valeggio.
Në vendin e ngjarjes ndërhynë menjëherë ekipet e emergjencës, por nuk mund të bënin asgjë për të shpëtuar shqiptarin, raporton A2Cnn,
Autoriteteve iu desh po ashtu që të ndërprisnin elektricitetin në mënyrë që të ndërhynin mbi shina për të nxjerrë trupin e pajetë.
Sipas policisë, viktima ka qenë shumë afër një treni në lëvizje duke ecur shumë pranë shinave. Identiteti i tij ende nuk është bërë publik.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.