Në disa zona të Prishtinës, janë vendosur lule për të zbukuruar pamjen e qytetit.
Megjithatë ndonëse ato duhet mirëmbajtur, një gjë e tillë nuk ka ndodhur me lulet e vendosura trotuarit tek Santea.
Klan Kosova ka siguruar pamje të cilat flasin shumë për gjendjen jo të mirë të kujdesit ndaj tyre.
https://youtu.be/1KMVxmJqdJE
Dikush në vend të ujitjes, ka vendosur bukë tek dheu brenda vazos.
Ky gjest i pahijshëm bërë nga persona të panjohur, dëshmohet edhe në videon e publikuar.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.