Lajmet e fundit

Një femër e komunitetit boshnjak nga Leposaviqi ka raportuar në polici dje se ishte kanosur nga i dyshuari i komunitetit serb, me të cilin kishte qenë në lidhje dashurie.
Sipas viktimës pasi ajo e kishte ndërprerë atë lidhje, i dyshuari e kishte kanosur vazhdimisht përmes telefoni.
I dyshuari është intervistuar, dhe me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt, transmeton Klan Kosova.