Lajmet e fundit

Kirurgu i tyre Dr. James Goodrich, ka thënë se kjo që u ndodhi binjakëve është një mrekulli – derisa shkalla e vdekshmërisë ishte shumë e lartë derisa ishin të bashkuar.
Vetëm 5/25% e binjakëve të bashkuar, mbijetojnë lindjen derisa rreth 40% dështojnë – por këta djem janë trima dhe tashmë ata kanë kaluar edhe pengesën e tyre të dytë është shprehur Dr. James, njofton Klan Kosova.
Operimi i binjakëve të cilët kishin lindur të ngjitur kokë më kokë, erdhi me komplikime por një neurokirurg veteran kishte ndihmuar në tejkalimin e këtyre problemeve.
Fillimisht ai që u largua nga salla e operimit ishte Jadon, derisa më pas mjekët punuan në trajtimin e vëllait të tij Anais.
Anias më vonë u kthye tek familja e tij, por mjekët paralajmëruan se ai mund të përballet me disa probleme të rënda fizike.
Operimi shumë i rrallë kishte koston prej 2,5 milion dollarësh.
