Lajmet e fundit

Që nga mesi i dhjetorit dy fëmijët, vajza 15 vjece dhe djali 16, të familjes Loxha e cila jeton në Winterthur afër Zürichut, kanë humbur kontaktin me familjen e tyre.
Babai i tyre i cili ka udhëtuar në Turqinë jugore për t’i kërkuar ata, beson se fëmijët e tij i janë bashkuar ISIS-it, pasi kanë arritur të lokalizojnë sinjalin telefonik të vajzës.
Për këtë është njoftuar policia zvicerane e cila ka filluar hetimet.
Por, gazetari zviceran Kurt Pelda, i cili ka raportuar nga Siria, duke iu referuar «burimeve të besueshme, ka bërë të ditur tani se vajza e familjes Loxha është martuar me një luftëtarë të ISIS-it në Raka të Sirisë, ndërsa djali është i është përkushtuar studimit të Kuranit.
Pelda i deklaroi gazetës “Tages Anzeiger” të Zürichut se martesa e shpejtë e vajzave të huaja me luftëtarë të ISIS-it është normale.