Një e mitur ka raportuar në Policinë e Ferizajt se gjatë vitit 2025 ka qenë në lidhje me një burrë, me të cilin sipas saj, ka kryer edhe marrëdhënie seksuale.
Policia ka iniciuar rastin se “dhunim”, ndërsa është njoftuar edhe prokurori, transmeton Klankosova.tv.
“Ferizaj 07.09.2025-14:30. Me 23.02.2026 viktima femër kosovare (e mitur) ka raportuar se vitin e kaluar ka pas marrëdhënie seksuale me të dyshuarin mashkull kosovar, me të cilin ka qenë në lidhje dashurie. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e policisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.