Lajmet e fundit

Ngjarja makabre e ndodhur ditën e djeshme ku një burrë mbyti gruan tronditi mbarë opinionin. Shkëlqim Disha mbyti me rripin e pantallonave gruan e tij Resmie Disha.
Ngjarja ndodhi në fshatin Shëngjergj, 40 kilometra larg Tiranës. 37-vjeçari vrau gruan rreth orës 19:00 dhe u arrestua në banesën e tij, afër trupit të të ndjerës.
“E mbyta pasi më tradhëtonte”, ka rrëfyer Shkëlqim Disha. 37-vjeçari tha se kur mori vesh për tradhëtinë gjëja e parë që i shkoi në mendje ishte ta vriste./Mapo.al