Lajmet e fundit

Një person është arrestuar pasi që i njëjti nuk ka paguar për mbushjen e veturës me benzinë.
Ai është ndalur në një pikë karburanti në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë dhe ka ikur nga aty pa e bërë pagesën.
Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e policisë, njofton Klan Kosova.