Lajmet e fundit

Në Prizren është arrestuar një person pasi që i njëjti ka mashtruar një person tjetër duke i thënë se ka një firmë ndërtimore në Suedi dhe mund të rregulloj vizë për punë.
Sipas policisë, i dyshuari nga viktima ka marr para.
Gjatë intervistimit i njëjti ka pranuar se ka marr një shumë të parave, por sipas tij ka dështuar ta rregulloj vizën.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, transmeton Klan Kosova.