Lajmet e fundit

Debat i ashpër politik pritet të zhvillohet në Parlamentin e Kosovës, kur kryeministri Isa Mustafa të raportojë për marrëveshjet e nënshkruara me Serbinë në Bruksel.
Kjo për shkak të kundërshtimeve të opozitës, të cilët po kërkojnë nga kryeministri anulimin e Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë apo siç e quajnë ata, “Zajednicës”.
Nëse Qeveria nuk e anulon Marrëveshjen për “Zajednicën”, sipas opozitarëve, nëpërmjet protestave do të rrëzohet edhe ekzekutivi, edhe Marrëveshja.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi, ka thënë të premten për “Zërin” se kryeministri i vendit, Isa Mustafa, nuk është frikësuar për të raportuar para deputetëve për marrëveshjet e 25 gushtit, ndërsa ka thënë se arsyet e kërkesës për t’u shtyrë raportimi janë bërë publike.
Abrashi më tej ka thënë se kryeministri është i përkushtuar të kontribuojë që raportimet e tij dhe debatet në Kuvend të jenë përmbajtjesore dhe të mos mbesin çështje të pasqaruara.
Shkrimin e plotë mund ta gjeni në gazetën Zëri.