Lajmet e fundit

Gëzimi i një gruaje shtatëzënë, ishte prerë në gjysmë, pasi që mjekët e zbuluan që ajo vuan nga kanceri i qafës së mitrës e cila ishte përhapur në mëlçinë e saj.
Por Annie Martson, nuk e abortoi fëmijën e saj, dhe ajo është bërë nënë me 20 dhjetor të vitit të kaluar, transmeton Klan Kosova.
Por ndjenjën e amësisë, mjektët i thanë se do ta shijojë vetëm për pak kohë, sepse asaj i kishin mbetur vetëm disa javë jetë.
Annie vendosi, që meqënse nuk kishte bërë dasmë me dashurinë e jetës, te bënte atë përpara familjes dhe shoqërisë, në krah me frytin e tyre të dashurisë, djalin Wyatt.
E çuditëshme është që Annie, nuk është aspak e inatosur dhe e mërzitur që ndoshta pas disa kohësh nuk do të jetë më pranë burrit dhe djalit të saj.
“Unë jam fatlume në shumë mënyra”.
“Shumë njerëz nuk e kanë kurrë fatin që te takojnë dashurinë e jetës, dhe të kenë një fëmijë me të”, është shprehur Annie për Birmingham Mail.
Annie pas lindjes së djalit, i ishte nënshtruar kimioterapisë, por pa sukses.
Por, ajo dëshiron që kohën e mbetur t’a shpenzojë me njërëzit që ajo do.
“Dua që kohën ta shpenzojë duke bërë gjëra normale me familjen time”.
“Dua që të i’a mësojë djalit notin, e ta dërgojë në kopsht zoologjik, dua që djali im kur të rritet të ketë shumë fotografi bashkë me mua që të mos më harrojë”, tha Annie.