Lajmet e fundit

Cristiano Ronaldo më në fund i ka shuar zërat lidhur me të ardhmen e tij te kampionët e Europës.
Ai ka thënë se dëshiron që të fitojë më shumë trofe me klubin madrilen, duke konfirmuar kështu në mënyrë të tërthortë se do të qëndrojë në Santiago Bernabeu.
32 vjeçari që ka kontratë deri më 2021 dëshiron një përsëritje të kampanjës së fundit që pati me mbretërit.
“Fitorja e trofeve madhor me klubin tim vitin e kaluar ishte madhështore, sikurse trofetë individual”, tha Ronaldo për Marca.
“Ta bëj prapë atë do të ishte mirë”.