Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, bashkë me Nënkryetarin Muhedin Nushi, prezantuan sot e-kiosku e ri, njofton Klan Kosova.
Përveç certifikatës së lindjes, ekstraktit, certifikatës së vendbanimit, certifikatës së shtetësisë, certifikatës së martesës, tani në e-kioskun e ri do të mund të nxirret dhe të paguhet aty për aty fatura e tatimit në pronë.
Për më tepër, në këtë e-kiosk, është edhe hapësira për informimin e turistëve, Turist Info.
Në të njëjtin aparat është i vendosur edhe telefoni që lidhet direkt me Qendrën e Thirrjeve të Komunës, ku secili qytetar mund ta informojë Komunën për çdo parregullsi.
Fillimisht do të jenë katër e-kiosqe të tilla, që do të vendosen një tek Komuna e re, një në lagjen Kodra e Trimave, një në Qendrën e Regjistrit Civil, dhe një në bashkësinë lokale në Ulpianë.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.