"Xhebrailat" festojnë në shtëpi të "Arpagjik've".
Golden Eagle Ylli ka triumfuar në palestrën "Sezair Surroi" në Prizren, si mysafir i liderit të Superligës, me rezultat 78-84.
Bashkimi nuk mundi ta ndal ecurinë fantastike të suharekasëve, të cilët pasi mposhtën Trepçën, Prishtinën e Pejën, sonte e regjistruan fitoren e katërt radhazi në kampionat, raporton Klankosova.tv.
Pas 26 xhirove, skuadra prizrenase vazhdon ta udhëheq renditjen tabelare me 44 pikë, një më shumë se Trepça që sonte e mundi Proton Cable Prizrenin.
Ylli nga ana tjetër ka 13 fitore dhe po aq humbje, duke grumbulluar 39 pikë.
Deri në fund kanë mbetur edhe dy xhiro për t'u zhvilluar dhe skuadrat do ta nisin fazën "Play-Off", njofton Klankosova.tv
Lojtarët më të dalluar te ekipi fitues, ishin Jan Palokaj dhe Willian Tavares me nga 21 pikë të realizuara.
Kurse te vendasit, Eric Cope shënoi poashtu 21 pikë, karshi 12 kërcimeve.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.