Lajmet e fundit

Të martën në fshatin Lumëbardhë të Deçanit, viktima mashkull ka raportuar se është kanosur me revole nga një i dyshuar.
I dyshuari është ndalë nga policia pasi qe ishte duke lëvizur me veturë nëpër fshat.
Ai është arrestuar dhe gjatë kontrollit, në veturën e tij është gjetur dhe konfiskuar një karikator i revoles, njofton Policia e Kosovës.
Për më tepër, ai nuk ishte intervistuar pasi kishte qenë nën ndikim te alkoolit, ndërsa me urdhër të prokurorit, është ndalë me ndalim policor.