Lajmet e fundit

26 persona janë plagosur rëndë pasi një milioner britanik humbi kontrollin e makinës së tij 1 milionë dollarësh në një shfaqje të veturave në Maltë.
Paul Bailey po ecte me shpejtësi me Porsche Spyder, kur makina rrëshqiti dhe u përplas me barrierat dhe spektatorët anës rrugës.
5 nga 26 të plagosurit janë në gjendje kritike për jetën, përfshirë një vajzë 6-vjeçare, raporton Reuters, përcjellë Klan Kosova.