Lajmet e fundit

Qeni 2 vjeçar i racës retriver ka ngordhur si pasojë e harresës në kafazin e tharjes në një dyqan për përkujdesje kafshësh në Chesterfield të Britanisë së Madhe.
Qeni i quajtur Colby u harrua nga kudjestarja e tij në këtë qendër në një kafaz i cili shërben për tharjen e qenve, ajo e kishte lënë atë duke u përpjekur që të arrijë në kohë në një ceremoni diplomimi, transmeton Klan Kosova.
E pronarja e këtij qeni, Allison Marks, mbeti e shokuar kur dëgjoi se qeni i saj edhe pas dërgesës në qendrën spitalore për ndihmë veterinare kishte temperaturën e trupit 105 gradë.
Pas ngordhjes së qenit të saj ajo tha për median ËESH Orlando se e premtja është dita më e keqe që e ka përjetuar që prej vdekjes së të shoqit.
E kompania që merret me përkujdesje për kafshët shtëpiake i ka dërguar kësaj pronareje një telegram ngushëllimi dhe kërkimfaljeje për këtë papërgjegjshmëri. / klankosova.tv