Lajmet e fundit

Manchester United këtë të hënë ka shkarkuar trajnerin holandez, Louis Van Gaal, shkruan Daily Mail.
Kjo u bë edhe pse Van Gaal vetëm para dy ditëve fitoi me United trofeun e FA Cup.
Ndërsa menjëherë pas kësaj raportohet se drejtimin e skuadrës nga Old Trafford do ta marrë Jose Mourinho.
Bashkë me Van Gaal janë shkarkuar nga detyra edhe stafi i tij holandez – asistenti i menaxherit, Albert Stuvenberg dhe trajneri i portierëve Frans Hoek, transmeton Klan Kosova.