Lajmet e fundit

SHBA dhe Rusia kanë njoftuar se do të rinisin bisedimet mbi Sirinë, të cilat u ndërprenë në fillim të këtij muaji, njofton Klan Kosova.
Washington ndërpreu të gjitha negociatat me Moskën nëntë ditë më parë mes tensioneve ekstreme rreth dështimit për të siguruar një armëpushim.
Por Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov, tani do të takohet me homologun e tij amerikan John Kerry dhe kompetenca të tjera të rëndësishme rajonale në Zvicër këtë të shtunë, shkruan BBC, njofton Klan Kosova.