Lajmet e fundit

Një pilot ka arritur të kryejë misionin e tij duke fluturuar me avion brenda Uraganit Irma, stuhi e fuqishme kjo me shpejtësi të erës 321 km/h.
Nick Underwood ka publikuar videon e frikshme, dhe tregon avionin duke u tundur, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
Nick, realizoi këtë udhëim pët të matur presionin e stuhisë që është konsideruar më e fuqishmja dhe e kategorisë 5, si edhe për të parashikuar lëvzjet e saj të ardhshme.
Në pjesën e pasme të avionit ai kishte vendosur instrumenta të quajtur dropsondes, që tregojnë llojin, lëvizjen dhe formën e stuhisë, duke ndihmuar ekspertët që të parashikojnë atë çfarë do të ndodhë.
Të dhënat Underwood ia transmeton në Qendrën Kombëtare të Uraganëve.