Lajmet e fundit

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka dënuar një takim të dyshuar të së djathtës ekstreme, në të cilën u diskutuan planet për të dëbuar miliona njerëz.
Mediat gjermane thanë se politikanët nga e djathta ekstreme AfD dhe neo-nazistët u takuan në një vilë pranë një liqeni jashtë Berlinit, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Në këtë takim dyshohet se u diskutua deportimi i njerëzve me prejardhje etnike jo-gjermane.
Scholz tha se askush nuk duhet të diskriminohet për shkak të origjinës së tyre në Gjermani.
Organi hetimor "Correctiv" raportoi se nëntorin e kaluar rreth 20 persona morën pjesë në takimin sekret pranë Potsdamit, jashtë Berlinit.