Sporti në Artmotion, të dielën, sjell transmetime fantastike të Bundesligës, ABA Ligës, NBA, Formula 1 Virtual dhe për adhuruesit e video-lojërave ka përgatitur një ëmbëlsirë të vërtetë - Ligën e Kampionëve të Counter Strike Global Ofensive: Blast Premiere 2021.
E diela fantastike do të startojë me duelin e vlefshëm për xhiron e 20-të në Bundesligë, Hoffenheim – Frankfurt, që fillon nga ora 15:30 dhe do të transmetohet në Art Sport 1.
Menjëherë nga ora 16:00 në Art Sport 2 do të pasojë dueli nga Liga e Zvicrës ku takohen Young Boys – Lausanne, ndërsa nga ora 18:00 vazhdojmë transmetimin me ndeshjen tjetër të Bundesligës ku do të takohen Arminia Bielefeld – Weder Bremen të cilin do të mund ta ndiqni në Art Sport 1.
Nga ora 19:00 vazhdojmë me ndeshjet e basketbollit, ku në Art Sport 2 do të mund ta ndiqni derbin kroat në ABA Ligë Spliti – Zara, ndërsa në të njëjtën kohë në Art Sport 3 do të transmetohet pjesa e dytë e Formula 1 – Virtual Grand Prix.
Krejt në fund, javën e pasur sportive do ta mbyllim me bukuritë basketbollistike tej-oqeanike me përballjen Boston – Phoenix që zhvillohet nga ora 20:00 dhe transmetohet LIVE dhe EKSKLUZIVISHT në Art Sport 1.
E DIEL 07.02.2021
15:30 Bundesliga Hoffenheim - Frankfurt ART SPORT 1
16:00 Liga e Zvicrës Young Boys – Lausanne ART SPORT 2
18:00 Bundesliga Bielefeld - Werder ART SPORT 1
19:00 ABA Liga Spliti – Zara ART SPORT 2
19:00 Formula 1 Virtual Grand Prix 2 ART SPORT 3
20:00 Basketboll: NBA Boston - Phoenix ART SPORT 1
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.