Lajmet e fundit

Diçka më e rëndë ndodhi me Hu Haoyang pasi nëna e tij e braktisi. Ajo mori me vete edhe 22.500 dollarët që do përdoreshin për kurimin e tij.
Ai u diagnostikua me hepatoblastoma, kancer i mëlçisë që ndodh rrallë herë te foshnjet apo fëmijët e vegjël. Hu bëri disa seanca kimioterapie, por i duhet të bëjë transplantim, transmeton Klan Kosova.
Babai i tij, Hu Xiaofei që punon si fermer i kërkoi bashkëshortes që të kthente paratë, duke e frikësuar me idenë se policia mund të përfshihej në ngjarje.
Deri tani kanë mbledhur rreth 113 mijë paund për kurimin e tij, por nuk është e mjaftueshme ndërkohë që vogëlushi vazhdon të qajë nga dhimbjet që ka, shkruan Ora, transmeton Klan Kosova.