Sylejman Fazliu dyshohet se është 59-vjeçari që ra në bunar në orët e mbrëmjes të së martës në fshatin Bajnicë të Kaçanikut dhe u nxjerr pa shenja jete.
Kështu kanë bërë të ditur për Klankosova.tv, banorët e fshatit, të cilit ishin edhe në vendin e ngjarjes.
Klankosova.tv ka mësuar po ashtu se 59-vjeçari kishte rënë në pusin që ndodhet në oborrin e një shkolle.
Trupi është nxjerrë nga zjarrfikësit e rajonit të Ferizajt, ndërsa sipas banorëve ekipet mjekësore e kanë konstatuar vdekjen e tij.
https://klankosova.tv/tragjedi-ne-kacanik-dyshohet-se-nje-person-ra-ne-bunar-nxirret-pa-shenja-jete-video/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.