Menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala, ka bërë të ditur se asnjë nga lojtarët e Kosovës nuk kanë rezultuar pozitiv më COVID-19, pasi që shumë media kanë raportuar se Valon Berisha dhe Bersant Celina kanë rezultuar pozitiv.
“Nuk është e vërtetë që lojtarët tanë kanë rezultuar pozitiv, asnjë nga lojtarët tanë nuk kanë rezultuar pozitiv, të gjithë janë testuar negativ pasi që jemi testuar menjëherë pas ndeshjes me Suedinë. Nëse do të ishin pozitiv si Bersant Celina ose Valon Berisha nuk do të lejoheshin të udhëtonin për në Spanjë e lërë më të futën ne stadium e të stërviten”, është shprehur Shala në një intervistë nga Spanja dhënë për gazetarin e Klan Kosovës, Emanuell Syla.
Sa i përket lëndimeve, Shala ka thënë se në dyshim është vetëm Valon Berisha, ndërsa të tjerët janë të gjithë në gjendje që të luajnë me skuadrën.
Shala ka komentuar edhe konferencën e djeshme ku “e detyroi” gazetarin e të përditshmes spanjolle “AS” që ta përmend emrin e Kosovës, pasi që një gjë të tillë nuk e kishin bërë më herët, me ç`rast theksoi se këtë gjë e ka menduar disa ditë më herët, por jo të bëhet kaq shumë bujë sa u bë.
“Realisht ata do duhej që ta thonin edhe më herët emrin e Kosovës, pasi që edhe në raportimet e më hershme e kanë injoruar Kosovën dhe kjo nuk është korrekte, prandaj po, është gjë që e kam menduar disa ditë me herët që në rast se do kemi ndonjë rast me ta, thjeshtë ta përmendin emrin e kundërshtarit të Spanjës, por jo të bëhet kaq shumë bujë sa është bërë”, shtoi Shala.
Sa i përket pritjeve për rezultatin, Shala tha se ndaj Spanjës duhet të jemi realist më shume se sa optimist.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.