Lajmet e fundit

Qindra prodhues të qumështit janë duke protestuar para Qeverisë së Kosovës me ç`rast po kërkojnë mbrojtjen dhe sigurimin dhe hapësirë më të madhe në tregun e Kosovës.
Në shenjë pakënaqësie ata e kanë derdhur qumështin në qendër të Prishtinës.
Qumështarët gjatë kësaj proteste thanë se pos rrezikimit të humbjes së punëve të shumë personave, përmes importimit të produkteve të huaja po rrezikohet edhe shëndeti i shumë qytetarëve, transmeton Klan Kosova.
