Lajmet e fundit

Lionel Richie është bashkë me të dashurën e tij, Lisa Parigi tashmë 3 vite por duket se faza e muajit të mjaltit për çiftin po zgjat më shumë.
Të dy janë parë në ishullin grek, Mykonos duke kaluar bashkë pushimet verore.
66 vjeçari ishtë tërë kohën pranë të dashurës së tij në një jaht luksoz e cila dukej mrekullueshëm, transmeton Klan Kosova.
Parigi kishte veshur një palë bikine të ngjitura ngjyrë gur kali ndërsa kishte vendosur edhe një shami rreth belit.
Këngëtari i hitit “Hello” ishte veshur në mënyrë të zakonshme me një palë pantollona të shkurtëra ngjyrë të gjelbër dhe një bluzë të bardhë ndërsa duket se më në fund për të është kohë pushimi pasi disa performansave të njëpasnjëshme në Europë.