Lajmet e fundit

Michael Jackson vdiq në vitin 2009, por tani Shana Mangatal më në fund ka shkruar për kohën kur e ka njohur atë.
Ajo ka filluar të shkruar librin mbi Jackson në vitin 1988 në një koncert të mbretit të popit, dhe librin e mbajti për dy dekada. Gjatë asaj kohe, ajo u bë anëtare e menaxhmentit të tij dhe kishin filluar romancën gjatë verës së vitit 1996, transmeton Klan Kosova.
Tani, Shana e ka quajtur librin mbi takimin e Jackson “Michael & Me. Historia e patreguar e romancës sekrete të Michael Jackson”.
“Ai ishte shumë flirtues – së paku gjithmonë flirtonte me mua”.
“Ai mund ta shndërronte çdo lloj të bisedave në diçka flirtuese. Që nga dita kur e kam takuar në after-party në koncertin e tij në Neë York, ai po flirtonte me mua – që nga momenti që kam takuar”, ka shkruar Shana.