Lajmet e fundit

Mel Gibson, ndonëse 60 vjeçar ka një të dashur që do të mund të ishte e bija e tij, apo apo edhe mbesa. Në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve Golden Globe, ai u paraqit me të dashurën e tij Rosalind Ross e cila është vetëm 24 vjeçare. Dyshja u panë tek ecnin dorë për dore në ndejën e organizuar pas ceremonisë së Golden Globe, që u mbajt në Sunset Tower Hotel.
Mel Gibson më parë ishte i martuar me pianisten ruse Oksana Grigorieva, me të cilën ka edhe një vajzë që quhet Lucia, e që është vetëm 5 vjeçe.
Por, ai ka edhe 7 fëmijë të tjerë me gruan e tij të parë Rovyn Denise Moore, me të cilën ishte e martuar për 26 vjet, para se të ndahej në vitin 2006, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.