Supermodelja Karlie Kloss ishte pjesë e premierës së Paper Towns të martën në New York. E bukuroshja çdo ditë e më shumë po dëshmon se është një modelje që meriton të prek majat e botës së modës, transmeton Klan Kosova. 22 vjeçarja ishte në këtë premierë bashkë me motrën e saj më të vogël Kimberly, e veshur me një fustan të thjesht ngjyrë bezhë. Karlie në këtë mbrëmje kishte vendosur të shkonte me sa më pak makiazh, kështu duke treguar se ajo duket përrallore edhe kur është natyrale. ●●●Shpërndaje këtë artikullDGSHKRIMI NGADonika GashiEditorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.Të gjitha artikujt →Ndiq në newsletter