Lajmet e fundit

Gruaja 39 vjeçare që është arrestuar gjatë natës së kaluar në lindje të Londrës është partnerja e kryesit të sulmit terrorist në Westminster të Londrës, Khalid Masood.
Ajo është arrestuar nën dyshimin se ka përgatitur sulme terroriste, transmeton Klan Kosova.
Shtatë personat e tjerë të arrestuar për këtë rast janë në mbajtje derisa të gjithë janë arrestuar në Birmingham.
Sulmi i djeshëm në Parlamentin Britanik la të vdekur pesë persona, përfshirë edhe një oficer policor.