Lajmet e fundit

Mediumi gjerman Deutsche Welle ka bërë një reportazh për tërheqjen e trupave gjermanë të KFOR-it nga jugu i Kosovës, duke pohuar se kjo e bën të paqartë të ardhmen e popullit të Kosovës, përcjell Klan Kosova.
“Rreth 20 vjet më parë, në Kosovë filloi misioni i NATO-s. Pas luftës në Ballkan, trupat e KFOR-it ishin aty për të monitoruar tërheqjen e atyre jugosllavë dhe demilitarizimin e Kosovës”, shkruan Deutsche Welle.
“Të përfshirë ishin edhe ushtarët gjermanë gjithashtu. Në të vërtetë tani misioni ka mbaruar. Ushtarët janë evakuuar nga kampi i Prizrenit”.
“Arben Gunga ka punuar si përkthyes dhe këshilltar ndërkulturor i Forcave të Armatosura Gjermane për 18 vjet. Cila është e ardhmja pa forcat gjermane për të dhe njerëzit e jugut të Kosovës?”
Më poshtë keni videoklipin (linkun) e reportazhit të përgatitur nga Raphael Jung i Deutsche Welle-s:
https://amp.dw.com/de/r%C3%BCckzug-der-bundeswehr-aus-dem-kosovo/av-44952111?maca=de-Twitter-sharing&__twitter_impression=true