Lajmet e fundit
Roma ka shprehur interesim që të transferojë anësorin e Manchester United, Luis Nani.

Portugezi ka qenë i hauzuar edicionin e fundit në Sporting Lisbona, por tash ai duhet të kthehet në United.
Raportohet se Nani nuk bënë pjesë në planet e trajnerit Van Gaal, kështu që ai ka gjasa që sezonin e ri të luajë nën fanelën e ndonjë ekipi tjetër evropian.
Roma është duke i prirë garës për të siguruar shërbimet e lojtarit por thuhet se paga e tij prej 100.000 funtave në javë është e lartë për klubin nga kryeqyteti Italian.